Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Oktavian Augusti, themelues i Perandorisë Romake

Themeluesi i Perandorisë dhe perandori i parë romak Augusti, pa kurrfarë dyshimi ishte lideri më i rëndësishëm i shtetit romak dhe njëri ndër personazhet më të rëndësishme të historisë së njerëzimit i të gjitha kohëve, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas biografisë së tij të shkruar nga autori Svetoni, perandori i parë romak Augusti (27 p.e.s.-14 të e.s.) ishte lindur më 23 shtator të vitit 63 p.e.s. në Romë si Gaius Octavius Thurinus, i biri i Gaius Octavius, guvernator i Maqedonisë dhe i Acies (Acia Balba Caesonia), mbesës së diktatorit romak Gaj Jul Cezarit (Caius Iulius Caesar).

Në vitin 49 p.e.s. Jul Cezari, pasi e kishte dëgjuar fjalimin e Oktavianit me rastin e vdekjes së gjyshes së tij (motrës së Jul Cezarit), ia kishte besuar postet e para shtetërore, duke filluar me postin e pontifex-it (klerik), ndërsa në moshën 17-vjeçare Cezari e kishte ftuar të merrte pjesë në fushatën luftarake në Hispani, ku Oktaviani e kishte magjepsur diktatorin (i cili në ndërkohë e kishte birësuar dhe ia kishte dhënë titullin Caesar), kështu që pas fitores në Hispani (Gadishulli Iberik) dhe pas kthimit në Romë, Cezari e kishte dërguar Oktavianin në shkollim në Apoloni, në bregun ilir të Adriatikut, ku kishte qenë një nga qendrat e mëdha arsimore të asaj kohe.

Jeta e Oktavianit

Në vitin 44 p.e.s., Cezari, pak para se ta vrisnin në Senat, e kishte emëruar Oktavianin ndihmës kryesor të diktatorit. Fill pas vrasjes së Cezarit, Oktaviani ishte kthyer nga Apolonia në Romë, meqë ishte caktuar trashëgimtar i diktatorit. Senati e kishte përshëndetur kthimin e tij dhe gatishmërinë që të hakmerrej për vrasjen e Cezarit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm