Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O'Connell, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me autoritetet lokale të Prizrenit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në qytetin e vjetër, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me këtë rast ai ka pohuar se nuk u referohet vetëm ndërtesave, por edhe kulturës së jetesës, që sipas diplomatit britanik është unike për Kosovën, por edhe më gjerë.
O'Connell të hënën ka qëndruar në Prizren, ku pos tjerëve ndarazi ka takuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, dhe kryesuesin e Këshillit të Trashëgimisë Kulturore, Arbnor Morina.
Ambasadori britanik pas takimit me Haskukën para gazetarëve ka përkujtuar se Britania e Madhe dhe Prizreni kanë bashkëpunuar në të kaluarën në fushat e ndryshme, përfshirë zhvillimin ekonomik, transparencën e demokracisë lokale, ndërkohë që në vitet e fundit ka pasur një përqendrim në përpjekjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dita e fundit e O’Connellit ambasador në Prishtinë: Britanisë i intereson një Kosovë e fortë, e begatë dhe e sigurt
-
Shala: Shpresojmë të rrisim shkëmbimin tregtar me Britaninë
-
O’Connell: Dikush nuk ka interes që të ketë një sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë
-
Haradinaj takon ambasadorin O’Connell, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë
-
Ministria e Bujqësisë falënderuese ndaj Britanisë për mbështetjen e dhënë