Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Oborri” shkrin zhanret muzikore në 14 këngë

Prishtinë, 31 gusht – Oborri i muzikantëve Tomor Kuçi e Arbër Salihu mund të jetë i mbushur me lule, i betonuar, kaotik, surreal, e mbase edhe këto krejt të përziera bashkë. Për ta oborri mund të jetë edhe një vend neutral. Prej aty e ka marrë emrin bendi “Oborri”. Ky përshkrim lidhet mirë edhe me muzikën që e bëjnë.

Publiku kosovarë këta djem të rinj i njeh si të guximshëm për të eksperimentuar me zhanre dhe si dy artistë me botë të madhe muzikore.

Përmes 14 këngëve, sa përfshin albumi, dëgjuesi bëhet pjesë e një rrugëtimi muzikor që në vete ngërthen hip-hopin, alternativën, zhanrit “new wave”, derisa gjen edhe elemente psikodelike (sot, gjerësisht, në “Kohën Ditore”).