Në kuadër të ciklit të dokumentarëve me histori të harruara të Kosovës, të premten do të transmetohet dokumentari “N’Rilindje” nga Ervina Halili.
Në kohën kur historia për “Rilindjen” duket se është “harruar”, shkrimtarja Halili, në këtë rast autore e dokumentarit, ka mbledhur gjurmë të rrethanave historike të ish – shtypshkronjës “Rilindja”.
Përveç hulumtimit nëpër arkiva, Halili rrëfimin për “Rilindjen” e ka ndërtuar mbi rrëfimin e dy personaliteteve të shquara të letrave shqip, Musa Ramadanit dhe Nazmi Rrahmanin.
Dokumentari është realizuar me mbështetjen e organizatës CHwB dhe vjen si premierë televizive në Kohavision, të premten nga ora 21:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Alarmi për trashëgiminë e harruar të “Rilindjes” aktivizon institucionet
-
“Rilindja” – ana tjetër e letërsisë shqipe në Kosovë
-
CHwB dhe KTV sjellin dokumentarët për histori të harruara të Kosovës
-
Historia e harruar e “Rilindjes” rikthehet me namin e dikurshëm
-
Dëshmi për funksionimin, arkivin, bibliotekën dhe politikat botuese të Rilindjes