Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Njeriu i kontributeve dhe i veprave që s’duhen harruar

Njeriu mund të ketë përshtypje gjithfarëshe për njerëzit që njeh, qoftë edhe për ata që i takon një herë të vetme. Në kujtimet e mia më ka mbetur një mbresë e thellë për një emër që konsideroj se brenda tij përmbledh fuqinë e një personaliteti emblematik të kohës, dhe më duket se do të më mbetej peng po të mos përpiqesha për ta skicuar sado pak portretin e tij në një shkrim përkujtues. Fjala është për Stathi Kostarin, emrin e të cilit e ndesha shumë herët, si autor dhe përkthyes në tekstet shkollore, të cilat i shfrytëzoja si nxënës i shkollës fillore, shkruan sot Koha Ditore.

Fati e deshi që shumë vjet më vonë të punoja në një zyrë me Stathi Kostarin, në Pleqësinë e Arsimit të Kosovës, që ishte organ profesional i Kuvendit të Kosovës, në fillim të viteve ‘70 të shekullit të kaluar. Stathi kishte pozitën e sekretarit të Pleqësisë dhe unë, Hamza Halabaku, pozitën e bashkëpunëtorit. Krahas ne të dyve, që ishim punëtorë të rregullt të Sekretariatit, respektivisht Komitetit të atëhershëm Krahinor të Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës, Pleqësia e Arsimit e Kosovës kishte 25 anëtarë të jashtëm, që ishin njerëz profesionalë të fushave të ndryshme të arsimit: mësues, arsimtarë e profesorë, të cilët ishin të sistemuar në komisione të ndryshme, si të gjuhës, të arteve, të historisë, pedagogjisë, psikologjisë, matematikës e të fushave të tjera të arsimit dhe të kulturës.

Pleqësia e Arsimit e Kosovës miratonte, pra lejonte, tekstet shkollore dhe planprogramet mësimore për të gjitha nivelet e arsimit fillor e të mesëm, ndërsa ne të dy ishim përgjegjës për ta ndihmuar dhe koordinuar gjithë aktivitetin e Pleqësisë së Arsimit të Kosovës dhe trupave punuese të saj. Organizoheshin mbledhjet e komisioneve dhe të Pleqësisë, mbaheshin procesverbalet nga ato mbledhje dhe hartoheshin raporte për punën e komisioneve dhe të Pleqësisë... /Hamza Halabaku (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)