Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një program për të mbajtur vëmendjen e publikut në koncertin e nesërm të Filarmonisë

Koncerti i radhës që do të mbahet nga Filarmonia e Kosovës shënon 15 vjetorin e themelimit të njësisë së dytë të Korit të këtij institucioni. Drejtori i Baki Jashari bëri të ditur se Kori i Filarmonisë do të prezantohet me një varg veprash vokale, e në koncertin e së dielës do të ketë edhe vepra vokalo-instrumentale.

Sipas tij, programi do të ketë vepra të disa kompozitorëve barokien dhe renesancës. Ai theksdoi se autori kosovar, Hajrullah Syla do të përformojë me këngën e Rexhës, e cila është shumë e njohur për publikun.

“Kori i Filharmonisë do të prezantohet me një varg veprash vokale, ne e quajmë akapela, pra vepra korale, por edhe me disa vepra vokalo-instrumentale, pra në përcillje të disa instrumenteve dhe një kuarteti harkor dhe në përcjellje të pianos. Është një koncert premier me veprat që nuk janë interpretuar më parë dhe në këtë rast është angazhuar dirigjenti brazilian, Marco De Silva. Në program do të jenë veprat e disa kompozitorëve barokien dhe renesancës por kemi edhe autorin kosovar Hajrullah Sylën me një vepër të njohur për publikun tonë, pra kënga e Rexhës dhe do t’i kemi edhe dy vepra vokalo-instrumentale”, tha Jashari.

Dirigjenti brazilian, Marco Da Silva tha se programi do t’i ofrojë publikut atë që do t’i mbajë të vëmendshëm, sepse projekti është shumë i veçantë.

“Është mirë të kemi një program me diversitet si ky që ne e kemi, ju i përmendet barokun dhe renesancën, si dhe veprat e Martinit, mendoj që kjo i jep publikut programin që ka nevojë për t’i mbajtur të vëmendshëm, pra ne do të kemi gjithçka nga pak”, tha Da Silva.

Sopranoja kosovare Adelina Paloja tha se Marco Da Silva është një dirigjent që njihet për punën e tij të jashtëzakonshme dhe atë e dëshmoi edhe gjatë provave të zhvilluara me Korin e Filarmonisë së Kosovës.

“Besoj se koncerti do të lë një impresion te publiku dhe do të arrijë impaktin e kërkuar, ndërsa kënaqësia mund ta them që është e paevitueshme, sepse me Marcon është faktikisht hera e dytë që bashkëpunojmë dhe ai njihet për atë që liron një energji dhe e bënë një punë të jashtëzakonshme gjatë provave të cilat i zhvillojmë këtu në Korin e Filamonisë”, tha Paloja./ksp

Artikuj të ngjashëm