Marian Taylor, figura qendrore në romanin e ri të Mary Gordon, me titull “There Your Heart Lies” (Atje shtrihet zemra jote), e refuzon besimin e saj katolik.
Ajo hyn në një martesë të rreme me një doktor, i cili ka qenë i dashuri i vëllait të saj homoseksual, e që kishte bërë vetëvrasje në New York, pasi që ishte përbuzur nga i ati, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”.
Marian paraqitet si infermiere e doktorit dhe ata ikin me një anije të mbushur me anarkistë e komunistë për të mbështetur kauzën e besnikëve qeveritarë që luftojnë fashizmin, rebelët mbështetës të katolicizmit, në Luftën Civile Spanjolle të vitit 1930.
Dekada më vonë, mbesa e Marian, Amelia, udhëton për në Spanjë për të gjetur përgjigjet lidhur me aventurat e së dashurës së saj, që e quan Meme. Nga aty, libri zhvillohet ndërmjet Spanjës përreth luftës civile dhe Avondale R.I., vend në të cilin Marian vdes më 2009.
Gordon shpeshherë shkruan për tema katolike, dhe në “There Your Heart Lies”, personazhet e veprës janë të palëkundur në akuzat e tyre për kishën, për mbështetësin e liderit fashist, Francisco Franco, i cili do të udhëhiqte një diktaturë ushtarake në Spanjë për më tepër se tri dekada deri në vdekjen e tij më 1975... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.