Pas prezantimit të adhuruesve të filmit me talentin e zjarrtë të Tiffany Haddish në “Girls Trips”, regjisori Malcolm D. Lee duket se ka bërë një prej lëvizjeve më të mençura në filmin e tij të fundit “Night School” – ka marrë fenomenin e ri si një prej aktoreve kryesore, që ndan skenën bashkë me yllin Kevin Hart, në vend se të kërkojë nga ajo që të ndajë qendrën e vëmendjes me një kuartet.
Megjithëse filmi – në të cilin Hart kthehet në shkollë me idenë që jetën e tij ta vendosë në binarë – dëshmon të jetë më pak i targetuar se aq, dhe ndonjëherë rrezikon që ta bëjë Haddishin thjesht si Bridgette Willson e Hart Adam Sandler në filmin “Billy Madisonrehasg”.
Ofron mjaftueshëm luftim verbal në mes të dy komedianëve për të arsyetuar vëmendjen e fansave, derisa Haddish teston grindjet e saj në filma të rinj si “The Oath” i Ike Barinhotz.
Personazhi i Hart, Teddy, është një djalë i cili ka braktisur shkollën e mesme dhe bën një jetë të mirë, por që krejt ndryshon pas një aksidenti të çuditshëm që i kushton atij me humbje të punës si shitës i ushqimeve të grillit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Teyana thotë se kur filloi muzikën, aktrimi mbeti në plan të dytë
-
“Playdate”, komedia e re e aktorëve Kevin James dhe Alan Ritchson
-
Mësimi që Kevin Hart ua jep fëmijëve të tij: Jo fjalë, por vepra
-
Amerikanët po i anashkalojnë çdo herë e më shumë studimet
-
Taylor Swift vjen në filmat muzikorë të Midnights