Pozita që ka zënë “Captain Marvel”, kur janë në pyetje filmat hollywoodianë me superheronj, vazhdon të jetë mbresëlënëse.
Ky film i “Marvel Studios” dhe “Disney”-yt e ka përmbyllur të dielën e kaluar – ditën e vet të dymbëdhjetë të shfaqjes – me 760.2 milionë dollarë nga shitja e biletave nëpër botë, duke kaluar suksesin që e patën në tërësi adaptimet e numërta të stripave, përfshirë “Man of Steel”, si dhe duke e kaluar suksesin jashtë ShBA-së të filmit “Wonder Woman”.
Në të njëjtën kohë, ky film është bërë një nga pronat më të suksesshme me një protagoniste në historinë e kinemave nëpër botë, duke lënë pas vetes të gjithë filmat “Twilight”, si dhe tri prej katër sezoneve të serisë “The Hunger Games”, shkruan “Hollywood Reporter”, transmeton “Koha Ditore”.
“Capitain Marvel”, me Brie Larsonin në rolin kryesor, e ka pothuajse të sigurt vendin në mesin e tetë filmave të bazuar në stripe, që janë pjesë e klubit miliard-dollarësh, pas tre filmave të “Avengers”, ashtu si edhe filmave “Iron Man 3”, “Captain America: Civil War and Aquaman”. Ai do të jetë në të njëjtën kohë vetëm filmi i dytë me superheronj që ka një personazh të vetëm dhe që kap kufirin një-miliardësh, pas “Black Panther”.
Nëpër botë, filmi tashmë ka fituar më shumë sesa “The Amazing Spider-Man” (759 milionë dollarë), ”X-Men: Day of Future Past” (748 milionë dollarë), ”Suicide Squad” (747 milionë dollarë), ”Captain America: Winter Soldier” (714 milionë dollarë), ”The Amazing Spider-Man 2” (709 milionë dollarë), ”Doctor Strange” (678 milionë dollarë), ”Man of Steel” (668 milionë dollarë), ”Justice League” (658 milionë dollarë), ”Thor: The Dark World” (645 milionë dollarë), ”Iron Man 2” (624 milionë dollarë) dhe “Ant-Man and The Wasp” (623 milionë dollarë), shifra këto që nuk i janë përshtatur inflacionit.
“Pas ‘Wonder Woman’ dhe ‘Captain Marvel’ mendoj se mund ta themi të sigurt se gjinia nuk është faktor i madh në aspektin e asaj që u pëlqen kineastëve, kur janë në pyetje filmat me heronj”, ka thënë analisti i kinematografisë, Jeff Bock nga “Exhibitor Relations”.
Edhe
Filmi “Scary Movie 6” kryeson arkat filmike, lë pas “Masters of the Universe”
“Po ashtu, duke pasur parasysh se 55 për qind e audiencës janë burra, kjo tregon se për shumicën është me rëndësi ajo që e trajton filmi dhe efektet e tij, sesa ajo se kush e ka të veshur kostumin e superheroit”, ka thënë Bock.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)