Në vetëm shtatë javë shfaqje në kinema, “Captain Marvel” ka arritur të përfitojë një shumë prej 900 milionë dollarësh.
Filmi me protagoniste një superheroinë, gjatë kësaj fundjave, ka përfituar 87 milionë dollarë në nivel global, prej të cilëve 52 milionë dollarë janë nga vendet jashtë Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas “Box Office” deri më tani, “Captain Marvel” konsiderohet si një prej realizimeve filmike më fitimprurëse me superheronj.
Ai ka arritur të tejkalojë filmin “Thor: Ragnarok” fitimet e të cilit janë 854 milionë dollarë, “Venom” me 855 milionë dollarë dhe “Spider-Man: Homecoming” që ka mbledhur 880 milionë dollarë.
Me Brie Larsonin në rolin kryesor, ngjarja është vendosur në vitet nëntëdhjetë dhe përcjell protagonisten Carol Danvers që bëhet ndër superheroinat më të fuqishme në gjithësi, e cila duhet të shpëtojë njerëzimin kur Toka ndodhet në mes të një lufte universesh. Tv Klan