Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Nëpër Film” me të rejat e botë së kinematografisë

“Nëpër Film” vjen me edicionin më të ri, me ç’rast sjell informacionet e fundit nga bota e filmit.

Në minutat e rezervuara për adhuruesit e filmit, ndër të tjerash, shikuesit do të mund të mësojnë për filmat e rinj hollywoodian që pritet të lansohen së shpejti, e të cilët përfshijnë aktorët si Charlize Theron, Mel Gibson, Steve Carell dhe David Craig.

Në kuadër të rubrikës “Në Fokus”, këtë javë shpaloset biografia e shkurtër e aktorit të shquar të skenës dhe ekranit, Anthony Hopkins.

“Nëpër Film” transmetohet çdo të diel nga ora 21:20 në Kohavision.