Një vulë me vlera të rralla historike mbi 400 vjeçare ka humbur në rrethana të panjohura nga zyrat e Arkivës së Shtetit në kryeqytetin shqiptar.
Ngjarja është regjistruar më 10 maj dhe është referuar në polici dhe prokurori. Ngjarja u denoncua në polici nga vet Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido.
Nga autoritetet dyshohet se kemi të bëjmë me një vjedhje të organizuar pasi dhe kamerat e sigurisë janë fikur një ditë para. Mungesa e vulës është konstatuar në godinën B të Arkivës, ku bëhet dhe skanimi i formateve të mëdha, raporton OraNews.
Vula që tashmë nuk gjendet ka një rëndësi të veçantë historike pasi i përket një fermani të Manastirit të Kamenës, që ndodhet mes Delvinës dhe fshatit Kakodhiq.
Lidhur me ngjarjen, me anë të një postimi në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave thotë se kanë konstatuar gjatë punës mungesën e fragmentit përbërës të një dokumenti dhe ngjara është referuar në prokurori.
Policia dhe prokuroria e Tiranës kanë planifikuar deri tani pyetjen e rreth 15 personave pjesë e zinxhirit ku ka lëvizur vula e humbur.
-
Vidhet vula në zyrën e Gjendjes Civile në një fshat të Prizrenit
-
I konfiskohet një vulë e strukturave paralele, lirohet në procedurë të rregullt shtetasi serb
-
Para e ari në vlerë 19 mijë euro vidhen në një shtëpi në Klinë
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh, i gjenden 5 vula të institucioneve
-
Kuleta e humbur i kthehet pronares në Pejë