Është arrestuar një person për falsifikim të dokumenteve në Fushë-Kosovë. Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 22 mars 2022.
Policia ka bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit dhe ka konfiskuar prova materiale, ndër tjerash pesë vula të institucioneve të ndryshme.
“Me 18.06.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 5 vula të institucioneve të ndryshme, dokumente të ndryshme si akte noteriale, diploma kontrata – marrëveshje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e PK-së.
-
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve
-
Arrestohen 5 të dyshuar për keqpërdorim detyre, dhanë fletë poseduese për pronën 2-hekëtarëshe në Fushë-Kosovë
-
Arrestohet në Jarinjë një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve
-
Arrestohen tre të dyshuar, me dokumente të falsifikuar tentuan të shisnin pronë mbi 1.55 milion euro
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet