Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Në Pejë mbahet “Java Artistike Studentore“

Fakulteti i Arteve pranë Universitetit “Haxhi Zeka“ prej datës 25.05.2018 e deri me datën 31.05.2018 organizon “Java Artistike Studentore“, transmeton Koha.net.

Gjatë pesë netëve të “Javës artistike...” do të performojnë studentët e Fakultetit të Arteve dhe do të paraqiten instrumentistë, solistë, ansamblet (Kori dhe Orkestra) dhe studentët e regjisë.

Në natën e parë me 25.05.2018 do të paraqiten studentët e klarinetës klasa e Prof. asoc. Fatbardh Gashi, Natën e dytë me 26.05.2018 do të paraqiten studentët e Flautit dhe të regjisë, klasat e Prof. asoc. Dardane Nallbani dhe Profesor Isa Qosja, Natën e Trete me 28.05.2018 do të paraqiten studentët e Drejtimit Pedagogjik dhe Orkestra e fakultetit. Në ketë natë janë studentët e Prof. asoc. Mimoza Drançolli, Prof. ass. Syzana Jakupi, Prof. asoc. Besa Berberi, Ma. Shkumbin Krasniqi dhe Orkestra e fakultetit nën dirigjimin e Prof. Arifikmet Xhemaili.

Natën e katërt me 29.05.2018 do te paraqiten studentët e Saksofonit klasa e Ma. Dardan Gjinolli.

Nata e pestë me datën 31.05.2018 do te jetë edhe nata përmbyllëse ku do te paraqitet Kori i fakultetit nën dirigjimin e Prof. asoc. Hysen Nimani.

Në ketë natë gjithashtu do shpërndahen mirënjohje për bashkëpunëtor, mbështetës dhe student të dalluar.

Edhe Gjenerata e re e frymorëve gjen harmoninë me mjeshtrin italian Kulturë 7 muaj më parë Gjenerata e re e frymorëve gjen harmoninë me mjeshtrin italian

Të gjitha koncertet do të fillojnë prej orës 18:00 në teatrin “ Istref Begolli ” Pejë.

{gallery}