Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një monedhë të rrallë bronzi në Jerusalem, që daton nga revolta e shekullit II të hebrenjve të provincës romake të Judeas kundër Perandorisë Romake.
Autoriteti i Antikiteteve në Izrael (IAA) njoftoi se monedha ishte zbuluar pas gërmimeve në një park në rrëzë të malit të Tempullit, Harem al-Sharif.
Vendi i shenjtë i Jerusalemit është nderuar nga hebrenjtë sepse përmban rrënojat e tempullit të tyre biblik dhe nga myslimanët sepse besojnë se profeti i tyre, Muhamed u ngjit në parajsë nga ai mal.
Atje romakët ndërtuan një tempull të perëndisë Jupiter, pasi shkatërruan tempullin hebre në vitin 70 pas Krishtit dhe para se myslimanët të ndërtonin xhaminë al-Aksa dhe Dome.
Revolta hebraike, e udhëhequr nga rabini, Simon Bar Kokhba, shpërtheu rreth gjashtë dekada pas shkatërrimit të tempullit biblik hebre dhe zgjati deri në pesë vjet.
-
Zbulohet në Izrael një monedhë argjendi 2000-vjeçare
-
Në Jeruzalem zbulohen monedhat e viteve 940 - 970
-
Arkeologët në Jerusalem gjejnë unazën prej ari dy mijë e 300 vjet të vjetër
-
Gjenden në një mur në Izrael monedha ari të fshehura që nga shekulli VII
-
Një monedhë e vjedhur me vlerë një milion dollarë i kthehet Izraelit