I ftuari i radhës në emisioni “N’ gas (z)” është balerini i famshëm shqiptar Eno Peçi.
Në intervistën e tij në makinë me Lekë Rezniqin, përveç disa prej momenteve më të rëndësishme në karrierën e tij, Peçi do të flasë edhe për bashkëpunimin e fundit me trupën e Baletit të Kosovës, me të cilën po punon për vënien në skenë të premierës së re në Prishtinë.
Balerini dhe koreografi shqiptar Eno Peçi, i njohur për publikun me paraqitjet e tij në skenat evropiane, e veçanërisht për aktivitetin e tij artistik në Vjenë, ka folur edhe për disa episode nga jeta, ekskluzivisht për emisionin “N’ gas (z)”, i cili vjen në transmetim çdo të shtunë nga ora 20:50 në Kohavision.