Muzeu i Londër thotë se është pajtuar t’ia rikthejë Nigerisë artefaktet që ishin grabitur në shekullin e 19-të nga Mbretëria e Beninit, raporton BBC.
Muzeu Horniman ka thënë se 72 artefaktet do t’i transferohen Qeverisë së Nigerisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e këtyre gjërave përfshihen 12 pllaka bronzi, të njohura si “Bronztë e Beninit”, një gjel prej bronzi dhe një çelës për pallatin mbretëror.
Vendimi i pason një kërkese në janar që ka bërë Komisioni Kombëtar Nigerian për Muzetë dhe Monumentet.
Muzeu në Londër, ka thënë se është konsultuar me anëtarët e komunitetit, vizitorët, fëmijët, akademikët, profesionistët dhe artistët me seli në Nigeri dhe Britani të Madhe.