Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Muret e rrënuara të qytetit antik Lis-Lezha, e vetmja dëshmi historike

Tiranë, 4 maj – Në burimet historike të kohës së lashtë përmendet me emrat Lis, Lissos, Lisson dhe ftillëzimi i historisë njerëzore në këtë qytet gjallon që në periudhën historike, epokën e bronzit dhe të hekurit, shkruan ATSH. Materiali arkeologjik i zbuluar në Blinisht, Troshan, Spitën, Kallmet e malësi të Lezhës, flet për një cikël vendbanimesh parahistorike të etnosit ilir.

Në bazë të ndryshimeve të rëndësishme që ndodhën në strukturën ekonomiko-shoqërore në Ilirinë jugperëndimore rreth shek.V-VI para Kr., zënë fillin e jetës qytetare edhe qendra të tjera në bregdetin lindor të Adriatikut si Shkodra, Rizoni, Ulqini etj.

Formën e plotë të një qyteti të zhvilluar Lisi e mori në kohën e përfundimit të sistemit mbrojtës të tij, aty nga fundi i shek.IV ose fillimi i shek III para Kr. Ndërtimet mbrojtëse të Lisit ishin sa të fuqishme për nga konstruksioni dhe teknika e ndërtimit, aq edhe madhështore në pamjen e tyre.

Nisur nga ky këndvështrim mund të thuhet se Lisi ishte në radhën e parë të qyteteve më të mbrojtura e më të mëdha të të gjithë Ilirisë dhe sistemi fortifikues i tij ishte ndoshta edhe më i fuqishëm nga ai i Apolonisë.

Lisi funksionon si qytet bregdetar dhe njëkohësisht si limani më jugor i shtetit të Ardianëve.lezh1

Ai luajti rol me rëndësi sepse shërbente si pikënisje për flotën ushtarake-detare ilire, në sulmet e shpejta e të befasishme kundër qyteteve bregdetare të Adriatikut, Jonit e deri në thellësi të Mesdheut.

Qyteti vazhdon të jetë qendër e rëndësishme edhe në kohën e sundimit të mbretëreshës ilire Teuta, e cila sipas burimeve historike arriti ta organizojë më mirë flotën detare dhe t’i bëjë më të shpeshta operacionet luftarake në mësymjen e qyteteve të tjera të Greqisë.

Edhe Akrolisi u ndërtua në shekujt IV-V para erës sonë bashkë me qytetin antik të Lisusit Kulturë Akrolisi u ndërtua në shekujt IV-V para erës sonë bashkë me qytetin antik të Lisusit

Qyteti i Lisit dhe fortifikimi i tij Akrolisi përmenden për herë të parë në burimet historike nga Polibi, historiani grek i shek.II para Kr., i cili në përkthimet e tij u jep hapësirë luftrave iliro – romake dhe ngjarjeve që u zhvilluan në tokën ilire gjatë luftrave maqedono-romake ndërmjet viteve 246-146 para Krishtit.

Sot,muret e këtij qyteti shërbejnë si dëshmi e një historie të pasur me ngjarje dhe aktivitet ku visitor dhe turist të shumtë i vizitojnë dhe shuajnë kërshërinë mbi ndodhitë që mbartin këto rrënoja murale.

{gallery}