Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Mural Fest”, me vepra për tolerancën, shtrihet jashtë Ferizajt

Prishtinë, 28 janar- Festivali i muraleve, që për të katërtin vit, do t’i japë ngjyrë Ferizajt, në edicionin e sivjetmë do të shtrihet edhe jashtë qytetit ku ka nisur rrugëtimin.

Organizatorët e festivalit ndërkombëtar të muraleve “Mural Fest” tashmë kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Vitisë, me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në këtë qytet. Memorandumi synon gjithëpërfshirjen e krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme në këtë qytet. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe Lebibe Topalli nga OJQ “Mural Fest”, kanë nënshkruar dokumentin që parasheh organizimin e aktiviteteve të shumta në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muraleve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por me vepra arti që sivjet do të realizohen rreth motos “Me art për tolerancë”, “Mural Fest” do të shtrihet edhe në qytete të tjera.

(Gjerësisht, sot në "KOhën Ditore")