EXPRESS

“MuralFesti” vulos Ferizajn si qytet i muraleve që godasin me ngjyra, sonte në emisionin “Express”

MuralFest

Sonte në “Express” ju sjellim ngjyrat e bukura të Ferizajt. Është festivali “MuralFest” ai i cili i ka dhënë epitetin e qytetit të muraleve. E ka ngjyrosur tash e një dekadë. Pos që pjesët e zymta me beton i ka hijeshuar, ka përçuar përplot mesazhe emancipimi për shoqërinë. E ka bërë edhe sivjet në edicionin jubilar në temën “The Stamp”.

Përveç tjerash sjellim një material për jetën dhe karrierën e aktores së shquar italiane, Claudia Cardinale, e cila vdiq në moshën 87-vjeçare. Si dhe detaje rreth videoprojektit të sapolansuar të Rita Orës, që e sjell yllin me prejardhje shqiptare më ndryshe seç jemi mësuar ta shohim.

Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!