Zemra është ajo që i dallon këpucët e koleksionit “Zoja balerina flats”. Motive tradicionale shqiptare janë qëndisur mbi këpucët e rrafshëta, që shiten në ueb faqen e markës me nam në Londër, “L.K.Bennetton”.
Historia prapa dizajnimit të tyre ka po aq zemër sa elementi që i dallon. Shpjegohet edhe me një përshkrim të shkurtër: “Dhjetë gra të talentuara kanë kontribuar për këtë koleksion, duke qëndisur rreth 200 zemra individualisht: secila qëndisje është unike dhe për ta kompletuar janë dashur rreth dy orë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër të nderuar këtë punë të mrekullueshme e me dashuri, balerinat ‘Zoja’, janë emëruar sipas një të diplomuare nga programi i ‘Women for Women International’ dhe 100 për qind të mjeteve të grumbulluara nga shitjet do të dhurohen për bamirësi”.
Koleksioni i këpucëve të punuara edhe nga një grup i grave të Kosovës, është edicion i limituar. Pesëqind palë të tilla janë nxjerrë në treg. Çmimi për një palë është 145 funte britanike. Kanë mbërritur deri në sirtarin e aktores britanike, fituese e çmimit “Oscar”, Dame Helen Mirren.

Nga Kosova në sirtarin e fitueses së “Oscarit”
Se në Kosovë ka gra që elementet tradicionale mund t’i përdorin në mënyrë mjeshtërore për të nxjerrë një produkt modern e ka marrë vesh edhe aktorja me nam botëror, Dame Helen Mirren.
Ajo e ka publikuar në rrjete sociale një fotografi, në të cilën shihet tek mban mbathur këpucët e koleksionit të grave nga Kosova... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.