Është fjala më e fuqishme e të gjitha kohëve, por pikëçuditja jep një lloj ngjyrimi të deliriumit dhe melodramës e dëshpërimit – ashtu siç Norman Bates bërtet në fund të “Psycho”. Po ndoshta do të duhej të dëgjojmë fjalën e dytë brutale menjëherë pas saj.
Filmi tmerrësisht i egër i Darren Aronofsky nuk lë person pa goditur. Është një film me ngjarje shpërthyese, tmerr fantazmash e makth, me humor të zi që bllokon gjilpërën e narkozës në barkun tuaj, shkruan Koha Ditore.
“Mother!” kalon ankthin dhe ngritjen e një tronditjeje në secilën skenë, secilin veprim, duke na bërë gjatë tërë kohës që të shajmë.
Është ëndërr shumë e keqe për gjëra shumë të këqija: ndikuar ndoshta nga “Rosemary’s Baby” i Polanskit apo “The Exterminating Angel” i Bunuelit dhe dyshoj se Aronofky ka rënë nën magjinë e mjeshtrit të errët të vetëkeqtrajtimit, Lars Von Trier dhe filmit të tij të tmerrshëm “Antichrist”.
Por është një komedi vdekjeprurëse në mënyrën që ky film të mund të kuptohet: një spektakël makabër i zmbrapjes, një kaos i vërtetë....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti
-
Prapaskenat e “The Odyssey”: Nga Homeri tek iso-polifonia shqiptare
-
Filmi “Scary Movie 6” kryeson arkat filmike, lë pas “Masters of the Universe”
-
Marilyn Monroe – magjia që nuk shuhet kurrë
-
Filmat në Cannes sivjet reflektuan botën në konflikt