Ajo është e ligë, pastaj bëhet e mirë, për t’u kthyer prapë në të ligë. Zor ta mbash hapin me filmin “Maleficient”, ndonëse një gjë është e sigurt: kur je duke bërë plane për t’u takuar me vjehrrit e ardhshëm, askush nuk dëshiron të dëgjojë se “Maleficient është duke ardhur në darkë”.
Kjo fjali është pjesë e vërtetë e dialogut në filmin “Maleficent: Mistress of Evil”, një vazhdim i gjallërishëm, ndonëse pa ndonjë të veçantë, i hitit të 2014-s, transmeton Koha Ditore.
Si film me aktorë të njohur, pjesa e dytë e kthen Angelina Jolien prej heroinës në anti-heroinë, me sy të gjelbër vezullues, brirë të zi në kokë dhe mollëza tejet të theksuara. Por, si një film përrallë, ai është më i gjallërishëm dhe më mbërthyes sesa filmi origjinal “Maleficent”.
Në filmin e parë, Maleficent në fund e deshi Aurorën (Elle Fanning), princeshën bukuroshe të fjetur, të cilën dikur e kishte mallkuar. Por, kur ai film fitoi më shumë se 700 milionë dollarë në mbarë botën, kasta vendosi që t’ia japë lamtumirën fundit të lumtur, duke vendosur që ta kthejë zanën e ligë. Edhe ashtu, emri i saj është sinonim i së keqes, kështu që asaj nuk i mbetet shumë zgjidhje.
Aurora është tani mbretëreshë e Moorsit, pyllit magjik ku jetojnë ajo dhe Maleficent, ndrikulla e saj. Efektet speciale i japin gjallëri këtij vendi, me një tepih lulesh që vezullon në dritë, flutura shumëngjyrëshe, si dhe krijesa të vogla të mrekullueshme.
Aurora është e fejuar me princin Philip (Harris Dickinson) të mbretërisë fqinje të Ulsteadit, puthja e të cilit në filmin e parë, nuk kishte arritur ta ndalë mallkimin dhe ta zgjojë princeshën nga gjumi. Zemërmirë dhe i thjeshtë, Philip është aq i pavërejtshëm, saqë as që dallohet që në vazhdimin e filmit atë e luan një aktor tjetër....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)