Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shfaqja e vazhdimit të “Maleficent” planifikohet për tetor

Angelina Jolie do të kthehet në ekrane më herët seç pritej. Tani është publikuar posteri për vazhdimin e filmit "Maleficent". Data e premierës është lëvizur madje tetë muaj më herët.

Filmi duhej ta kishte premierën në maj të vitit 2020, por megjithatë do të shfaqet më 18 tetor 2019.

Image

Disney e ka publikuar posterin promovues dhe datën e re nëpërmjet Twitterit, shkruan KOHA Ditore.

Në vazhdimin e ri do të luajnë Elle Fanning, Sam Riley, Imelda Staunton, Juno Temple dhe Lesley Manville me rolet e tyre të vjetra, por do të shfaqen edhe disa aktorë të rinj si Michelle Pfeiffer, Ed Skrein, Harris Dickinson dhe Chiwetel Ejiofor.

Në pjesën e parë u tregua historia e patreguar e keqbërëses kryesore të filmit të vizatuar të Disney, Bukuroshes së Fjetur nga viti 1959. Femra e re dhe e bukur jeton një jetë idilike në mbretërinë e pyjeve derisa një ditë të zhvillohet një sulm ushtarak i cili e kërcënon harmoninë në vend. Maleficent ngrihet për ta mbrojtur vendin, por në fund e pëson tradhtinë e pamëshirshme e cila e bën të ligë dhe të etur për hakmarrje. Kështu fillon beteja epike kundër trashëgimtarit të mbretit të mbretërisë pushtuese, duke e mallkuar foshnjën e sapolindur të tij Aurorën. Derisa fëmija rritet, ajo e kupton se Aurora e mban çelësin e paqes në mbretëri.

Edhe Pamjet prapa skenave të xhirimit të "Maleficent 2" Showbiz Pamjet prapa skenave të xhirimit të "Maleficent 2"

Edhe pse kritikat nuk ishin në favor të këtij filmi, megjithatë ai kaloi mirë duke i fituar madje 758,5 milionë dollarë.

Vazhdimi i ri u xhirua në gusht të vitit 2018.