Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kritikët lavdërojnë “Doctor Sleep”: një nga ekranizimet më të mira të Kingut

Pas pak ditësh në kinema mbërrin “Doctor Sleep” dhe gjykuar nga kritikat e para, na pret një triler i shkëlqyer psikologjik.

Filmi është një adaptim i romanit të Stephen King nga viti 2013 me po të njëjtin titull dhe është gjithashtu vazhdim i atij ikonik The Shining (King e shkroi vazhdimin e librit, jo të filmit), shkruan KOHA Ditore. Në Doctor Sleep, e shohim Danny Torrance (Ewan McGregor) e rritur duke u përpjekur që ta jetojë një jetë të zakonshme, ndërsa ende ballafaqohet me vështirësitë që i përjetoi si fëmijë në hotelin Outlook. Por planet e tij do të dështojnë kur ta takojë vajzën adoleshente e cila gjithashtu ka dhuntinë e shkëlqimit dhe që ka nevojë për ndihmë kundër kultit që e përndjek.

Image

“Doctor Sleep” e kishte një projeksion të veçantë gazetaresk, ndërsa ata që e shikuan për të kanë vetëm fjalë lavdërimi. Autorja e Daily Dead Heather Wixson tha për filmin se në vitin e adaptimeve të shkëlqyeshme të Kingut, ky është më i miri dhe se e nderon regjisorin e origjinalit Stanley Kubrick. Kryeredaktori i Slash Film, Jacob Hall gjithashtu e vlerësoi filmin, duke thënë "ky nuk është vetëm një vazhdim i The Shining, por një përgjigje ndaj tij dhe një përpjekje për ta pajtuar Kingun dhe Kubrickun." Redaktori i portalit JoBlo.com Paul Shirey tha se do ta duam keqbërësen të cilën e luan Rebecca Ferguson, ndërsa kryeredaktori i We Live Entertainment Scott Manzel madje e quajti filmin adaptimin më të mirë të Stephen Kingut që nga The Shawshank Redemption.

“Doctor Sleep” do të arrijë në kinematë amerikane më 8 nëntor.