Benny Andersson dhe Björn Ulvaeus nga bendi “ABBA” përgjatë vitesh mund ta kishin menduar se çfarë do të bënin nëse do t’u kërkohej të nënshkruanin përsëritjen e dytë të asaj që mund të quhet “Mama Mia!”, filmi franshizë – i cili për herë të parë u lansua në vitin 2018.
Ndoshta e kanë menduar këtë me fjalët e këngës: “nëse do të bëja të njëjtën gjë prapë, do ta bëja miku im, sepse sinqerisht është licencë për para”.
Filmi i parë më bëri që të shpërthej me një lloj ndjenjash të përziera. Dhe për t’u bërë i sinqertë, ky filmi i ri e ka po atë budallallëkun e filmit të parë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por diçka është e dukshme, se në budallallëkun e tij, kombinuar me një shije të re të komedisë së vetëdijes, më bëri të buzëqesh: ka perfromanca qesharake nga Cher, Christine Baranski, Julie Walters dhe po ashtu Alexa Davies në versionin e Walters si i ri. Dhe po ashtu filmi ka disa fraza shumë të mira. Njerëzit tërë kohën vrapojnë në mënyrë absurde rreth ishullit grek duke i luhatur krahët në ajër sikur të mos u interesonte asgjë.
Ky film në mënyrë të çuditshme më kujtoi versionin e filmit të viteve ’90 “Mucho Ado About Nothing” të Kenneth Branagh. Ka një koklavitje bizare të skenarit – dhe romanca më pas zë vend aty.
Pas filmit të parë, vura re që kënga “Fernando” nuk ishte përfshirë dhe linte të nënkuptohej se herën tjetër duhet të përfshijnë personazhe me probleme në të dëgjuar. Në fakt, këtu Cher këndon “Fernando”, dhe e adreson atë tek Andy Garcia, i cili është menaxher i hotelit dhe emri i të cilit deri më tani është mbajtur fshehtë për ne.
Edhe
Madonna duket se i referohet ish-bashkëshortit Sean Penn në albumin e ri
Kjo baladë e luftës meksikano-amerikane me sa duket është përditësuar në kujtimet e vitit 1959, me Andyin si veteran i Meksikës së pasluftës. Cher në këtë pjesë ka një paruke të bardhë dhe duket sikur Madonna nën ndikimin e hapave duke kënduar “Don’t Cry for Me Argentina”. Është shumë – dhe mendoj se qëllimisht – qesharake.
Ngjarja zhvillohet në Greqinë moderne, në të cilën peshkatarët rrinë vërdallë të trishtuar për shkak të gjendjes së tyre ekonomike. Sophie, e portretizuar nga Amanda Seyfried, planifikon të hapë hotelin, por marrëdhënia e saj me Sky (Dominic Cooper) është në krizë. Brengat emocionale i japin pikëvështrim të ri asaj sesi nëna e Sophie mund të jetë ndierë kur ka qenë në moshën e saj. Dhe ajo është Donna, e portretizuar nga Meryl Streep... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Meryl Streep tregon arsyen pse “The Devil Wears Prada” pati vështirësi të sigurojë financim
-
Producentët e “Mamma Mia!” lënë të hapur mundësinë që Streep të rikthehet në filmin e tretë
-
“One Battle After Another” parashikues dhe politik
-
“Oscar” drejt festës në Los Angelesin e sfiduar, “Emilia Perez” kryeson nominimet