Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

MKRS-ja ndan nesër çmimet për letërsi

Foto: Koha

Nesër për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi, për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019.

Sipas njoftimit për media, ceremonia do të mbahet në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi, në orën 13:00.

MKRS njofton se që çmimet do të ndahen si vijon:

1. Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet znj. Sabile Keçmezi – Basha;

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’iu jepet z. Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe znj. Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”;

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’iu jepet z. Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe z. Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”;

Edhe “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore letrare, në pritje të propozimeve Kulturë “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore letrare, në pritje të propozimeve

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” t’i jepet z. Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”;

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” t’i jepet z. Isa Memishi për përkthimin e romanit “Guaska” të Mustafa Halifas; dhe

Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” t’i jepet z. Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.