Prishtinë 30 prill − S’ka pasur mënyrë më të mirë për t’i dhënë fund maratonës koncertale të edicionit jubilar të “Chopin Piano Festit” sesa koncerti i Filarmonisë së Kosovës, nën urdhrat e maestros austriak Stefan Vladar, e zërit të tenorit shqiptar Josif Gjipali.
Mjeshtëria e dirigjentit, niveli i orkestrës e i këngëtarit lirik, janë bërë një mbrëmjen e së dielës në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Kryeveprat kanë qenë repertori. Ka nisur me “Piano Concerto no.3 në C minor” të Beethovenit, ku dirigjenti Vladar është paraqitur në rol të dyfishtë, edhe si pianist, sprovë që e ka kaluar në harmoni me orkestrën. Salla ka qenë e ngushtë për publikun.
Në veprat “Recondita armonia” dhe “Nessun dorma” të Giaccomo Puccinit u shpërfaq ajo çka që është cilësuar veçanti e këtij koncerti. Pjesa vokale iu shtua asaj instrumentale në interpretimin mjeshtëror të Josif Gjipalit, tenorit shqiptar të dëshmuar edhe në Evropë. Zëri i fuqishëm i tij që ka kumbuar në sallë bashkë me ngjyrimet e tingujve që ka dhuruar secili instrument kanë qenë thurja e mbrëmjes.
Breshëria e duartrokitjeve ka kthyer edhe njëherë në skenë tenorin Gjipali për të kënduar pjesën e fundit të veprës së Puccinit “Nessun dorma”. Pas pjesës së dytë Vladar bashkë me orkestrën kanë sjellë “Simfonia nr. 5 në e-minor” të Pyotr Iliych Tchaikowkyt në gjashtë kohë, në një rrugëtim që rreth një orësh, sa zgjati krejt pjesa e parë.
Pas koncertit, dirigjenti Stefan Vladar ka thënë se në Kosovë vjen për herën e dytë dhe kësaj radhe mendon se kanë bërë punë të mirë.
Edhe
Maestroja Vladar i skenave botërore sfidon kushtet në Prishtinë
Besa Luzha, drejtoreshë organizative e “Chopin...”, ka thënë se është e kënaqur me suksesin e festivalit.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")