Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Filarmonia vazhdon ta kërkojë ndërtimin e sallës koncertale

Filarmonia e Kosovës dhe Chopin Piano Fest të dielën përmes një konference për media kanë treguar për koncertin e orkestrës së Filarmonisë së Kosovës me dirigjentin dhe pianistin Stefan Vladar dhe Josif Gjipali.

Baki Jashari, drejtori i Filarmonisë së Kosovës ka treguar detajet për koncertin që do të mbahet në mbrëmje.

Jashari tha se është e sikletshme se si që kaq vite, nuk ka sallë koncertale, dhe koncerte të tilla po vazhdojnë të mbahen në sallën e kuqe, transmeton kp.

Ndërkaq, dirigjenti Shtefan Vlladar nga Austria tha se është i sigurt që do të jetë një koncert i bukur.

Lejla Pula, drejtoresha artistike e festivalit tha se moto e këtij koncerti gjatë këtij viti ka qenë ndërtimi i sallës koncertale.