Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ministria shkel afatin për rritjen e pagave të punonjësve të kulturës

Prishtinë, 30 janar - Punonjësit e institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë nuk do t’i marrin pagat me rritje qysh prej muajit shkurt.

Kësisoj Ministria e Kulturës do të shkelë afatin e marrëveshjes verbale që kishte lidhur me aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Të hënën, tri ditë para afatit që Ministria ia kishte caktuar vetes për ekzekutimin e pagave me rritje, këtij institucioni i është hapur rruga që të punojë në dokumentin ku do të bazohet për këtë çështje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në mbledhjen e Qeverisë të hënën është miratuar Konceptdokumenti për Gradimin dhe Pagat e Krijuesve dhe Performuesve të Kulturës dhe Punonjësve Profesionalë të Trashëgimisë Kulturore. Ky akt i ka dhënë dritën jeshile Ministrisë së Kulturës që ta hartojë Rregulloren, ku do të përcaktohet rritja e pagave.

Përderisa për institucionin më të lartë kulturor çdo gjë është në rregull, megjithëse më 1 shkurt pagat nuk do të jepen me rritje, Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës pret që të respektohet marrëveshja. Më 27 tetor të vitit të kaluar, shumica e aktorëve të TKK-së bashkë me ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, në një konferencë për media kishin shpalosur marrëveshjen duke kumtuar se pagat e shkurtit do të ekzekutohen me rritje (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.