Premtimet e zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës se çështja e rritjes së pagave të punonjësve të institucioneve të kulturës dhe atyre të trashëgimisë kulturore do të marrë epilog në ditën e parë të qershorit, ka bërë që aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës sërish të heqin dorë nga greva e paralajmëruar.
Kësisoj MKRS-ja ia ka dalë që nëpërmjet premtimeve t’i bindë aktorët që për të tretën herë të mos hyjnë në grevë, shkruan sot “Koha Ditore”. Të martën ata e kanë zbutur “kërcënimin” e dy ditëve më parë me grevë të përgjithshme e bllokim të punës së TKK-së, duke mos shkuar në provat e shfaqjes.
Si afat për përfundimin e plotësimit të Rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve e të performuesve të kulturës dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore, nëpërmjet së cilës parashihet të bëhet ngritja e pagave është dhënë java e ardhshme. Si punë e kryer ishte premtuar në fillim të vitit.
Aktorët e institucionit teatror më të lartë në vend kishin paralajmëruar se nëse të hënën nuk konkretizohet premtimi që u është bërë qysh para gjashtë muajsh, të martën do të nisnin grevën dhe do ta bllokonin punën e TKK-së.
Në bazë të një marrëveshjeje verbale që kishte lidhur ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, me aktorët e TKK-së në tetor të vitit të kaluar, planifikohej që më 1 shkurt pagat të jepeshin me 50 për qind rritje... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Aktorët paralajmërojnë rifillim të grevës e bllokim total të TKK-së
-
Procesi i rritjes së pagave për aktorët e Teatrit Kombëtar në pikën zero
-
Teatri rihapet pas grevës me “Martesën”, “Makbethin” e “Kamaren e turpit”
-
“Porositë” e ministrit pezullojnë grevën e Teatrit Kombëtar
-
Teatri 100 ditë në grevë, akuza për kërcënime e nënshtrim nga Ministria