Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ministria larg nisjes së punimeve për Muzeun e Historisë së Natyrës

Me gjithë ndarjen e buxhetit dhe hartimin e projektit ideor, ndërtimi i Muzeut të Historisë së Natyrës zor se mund të nisë brenda vitit.

Vënia e gurit themeltar për objektin ku do të vendosen eksponatet e natyrës e të shpaloset historia e saj, që ishte paralajmëruar për në muajin gusht të këtij viti, nuk do të mundë të bëhet së paku deri në fund të këtij viti, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ende nuk e ka pranuar projektin zbatues, i cili ka qenë dashur të jetë gati deri në mesin e muajit gusht. Rezultatet nga shpimet gjeomekanike e kanë vonuar këtë proces, pasi që është dashur të bëhen disa ndryshime të brendshme të projektit ideor.

Kompania e cila kishte dalë fituese e konkursit për hartimin e projektit ideor dhe projektit zbatues, ka kohë që këtë të fundit t’ia dorëzojë MKRS-së deri më 18 nëntor.

Kjo punë s’ka mundur të bëhet pa u finalizuar raporti apo elaborati, në të cilin bëhet shqyrtimi i gjeomekanikës së tokës, ku planifikohet ndërtimi dhe në bazë të të cilit elaborat hartohet projekti kryesor me llogaritë sizmike dhe statike të objektit. Për këtë punë MKRS-ja në fund të muajit gusht kishte shpallur tender dhe ka lidhur kontratë me çmim rreth 6 mijë eurosh, me kompaninë fituese “N.N. GEOKOS A&A”.

Ky proces e ka zvarritur projektin zbatues, i cili është duke u realizuar nga kompania “Hidroing - DK SHPK”.

Muzeu i Historisë së Natyrës qe paralajmëruar fillimisht të ndërtohej në kryeqytet, por MKRS-ja e Komuna e Prishtinës nuk ishin marrë vesh. Më 12 dhjetor të vitit që shkoi Komuna e Fushë-Kosovës kishte marrë vendim për ta aprovuar kërkesën për caktimin e lokacionit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.