Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mikhail Baryshnikov kërkon që arti të jetë mjet lidhës e jo ndarës

Rreth 50 vjet më parë në fushën e artit pamor nisi realizimi i veprave nga krijues që sot përbëjnë brezin e artë në truallin e arteve pamore. Me gjithë këtë shkëlqim artistik, veprat e tyre nuk po e marrin edhe trajtimin që e meritojnë. Ato janë lënë në mëshirë të kohës. Profesionistët e artit po u frikësohen ndërhyrjeve joprofesionale

“Artistët rusë nuk duhet ta paguajnë çmimin e luftës në Ukrainë”, kështu ka vlerësuar njëri prej balerinëve më të njohur që u lind në ish-Bashkimin Sovjetik. Koreografi Mikhail Baryshnikov, që është një prej balerinët kryesorë të baletit klasik në vitet ‘70 dhe ’80, kundërshton vendosjen e sanksioneve në fushën e sportit dhe të artit.

Ky reagim i tij ka ardhur duke u bazuar në zhvillimet e fundit. Vetëm gjatë këtij muaji, dirigjenti Valery Gergiev dhe sopranoja operistike, Anna Netrebko, kanë qenë në mesin e figurave që kanë humbur rolet në koncertet e aranzhuara në Perëndim. E gjitha kjo, për shkak të lidhjeve që kanë pasur me regjimin e Putinit. Sipas ish-balerinit e koreografit Baryshnikov, një përjashtim i tillë i bën shumë dëm kulturës.

“Një shkëmbim i hapur në fushën e artit është gjithmonë i mirëpritur”, ka thënë ai. Për më tepër, ai ka shprehur se e vlerëson si jo të drejtë që vendimet politike t’i bartin në kurriz sportistët dhe artistët, familjarët e të cilëve mund të ndihen të pambrojtur në vendin e tyre.

“Për njerëzit e ekspozuar në ato pozicione, neutraliteti është një deklaratë e fuqishme. Dhe nëse doni të jem specifik, Daniil Medvedev duhet të luajë në ‘Wimbledon’”, ka thënë ai.

Javën e kaluar, ministri britanik i sportit, Nigel Huddleston, ka deklaruar se Qeveria do që të ketë garanci se çdo sportist që hyn në Mbretërinë e Bashkuar, të mos jetë mbështetës i Putinit.

Edhe I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar Botë I mbijetoi për vite represionit politik në Rusi, deri kur në derë i trokitën burrat e maskuar

Koreografi Baryshnikov shtoi se frikësohet që Rusia së shpejti do ta bënte të pamundur çdo të ardhme pozitive për të rinjtë e saj. “Tani për tani ka një rubikon që Rusia duhet të kalojë. Ose do të gjejë një mënyrë për t'i dhënë fund këtij konflikti aktual dhe për të jetuar në një shoqëri të hapur globale, ose do të shtyhet prapa pa asnjë shpresë për rimëkëmbje”, ka thënë ai.

Koreografi, 74-vjeçar, i cili u lind në Riga të Letonisë dhe që hoqi dorë nga karriera në BRSS për të jetuar në Kanada më 1974, dëshiron të përmirësojë mënyrën se si njerëzit e shohin Rusinë. Ai u është bashkuar artistëve të tjerë të shquar që janë kritikë ndaj Kremlinit për të krijuar fushatën “Rusia e Vërtetë”. Ata kanë shfrytëzuar platformën “GoFundMe” për të përmirësuar mënyrën se si shihet kultura ruse dhe në të njëjtën kohë për të ndihmuar refugjatët. Fushata përfshin gjithashtu shkrimtarin rus, Boris Akunin, dhe ekonomistin kryesor rus, Sergei Guriev. Së bashku ata kanë bërë thirrje ndaj njerëzve të tjerë në ekzil, duke argumentuar se “nuk kanë të drejtë të rrinë kot”.

“Qindra mijëra ukrainas që kanë humbur shtëpitë e tyre, mjetet e jetesës, të dashurit e tyre, madje edhe jetën e tyre, po mbajnë peshën e plotë të goditjes. Por të gjithë ne që flasim rusisht dhe i përkasim botës kulturore ruse e ndiejmë po ashtu goditjen. Vetë fjala ‘rusisht’ është bërë toksike”, thuhet në deklaratën e tyre të fushatës.

Nga shtëpia e tij në New York, koreografi Baryshnikov ka thënë se çdo rus që është i njohur tani duhet të bëjë një zgjedhje. Ai ka cituar një deklaratë të Papa Françeskut si mesazh i fuqishëm për të kundërshtuar luftën.

“Është vendim individual i çdo artisti nëse zgjedh të flasë apo jo. Nga ana ime, do të citoj shenjtërinë e tij, Papa Françeskun. ‘Lufta është çmenduri! Ndalo të lutem! Shikoni këtë mizori!’ E kam të qartë se kujt i drejtohen ato fjalë. Me fjalë të thjeshta, Rusia tashmë është kthyer në kohën e Stalinit. Artet janë një dëm kolateral dhe është e pamundur të spekulohet se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai.

Balerini, i cili pati një karrierë premtuese me Baletin Kirov në ish-Leningrad, tani i njohur si Baleti Mariinsky i Shën Petersburgut, kur u largua nga Rusia, iu drejtua imazheve të një shfaqjeje klasike ruse për të përshkruar gjendjen e vështirë të brezit të ri të Rusisë. Ai është bazuar në veprën e Çehovit ‘Pulëbardha Trigorin’ që ka në qendër fatin e një fshatari plak dhe të varfër, i cili arrin në stacionin e trenit vetëm për të parë trenin e tij duke u larguar me mekanizëm avulli. Përpjekjet e tij për të arritur vetëm e largojnë nga treni. Një krahasim me këtë situatë e ka bërë koreografi edhe për situatën në Rusi.

“Rusia është rrezikshëm afër skenarit të këtij fshatari të varfër dhe jam i sigurt se ka miliona rusë, veçanërisht të rinj, që do të preferonin të ishin në atë tren”, ka thënë ai.

Edhe Opinion Komponenti kulturor i sigurisë kombëtare

Themeluesi i platformës “GoFoundMe” ka thënë se në dy javët pasi ka filluar pushtimi i Ukrainës nga Rusia, çdo minutë diku në botë është hapur një llogari e re në “GoFoundMe”.

(Marrë nga “The Guardian”, përktheu: Gili Hoxhaj)