Ky vend në bregdetin e Shqipërisë kishte gjithçka në një vend: pishat, rërën, detin, malet pranë dhe ditë të tëra me muzikë pa ndërprerë.
“Është shumë e rrallë që i ke të gjitha këto gjëra në një vend së bashku”, ka thënë drejtori i festivalit muzikor “Unum”, Grego O’Halloran. Si anglez që jeton në Ibiza të Spanjës – një tjetër skenë magjike e muzikës në bregdet – ai e di se çka flet.
“Shqipëria është perla e fshehur e Evropës”, ka shtuar ai pas festivalit në plazhin e Ranës së Hedhun, Shëngjin.
Organizatorët shitën 10,000 bileta për festivalin nga 3 deri më 7qershor, me 50 muzikantë ndërkombëtarë dhe lokal.
Organizatorët thonë se të gjithë pjesëmarrësit në festival nuk ishin të infektuar me COVID-19, por nuk ofruan ndonjë provë për këtë pretendim dhe asnjë kontroll për virus nuk ishte i pranishëm, raporton AP.
Admiruesit erdhën nga e gjithë Evropa, madje edhe nga larg, si nga ata që erdhën nga Uruguai.
Vitin e kaluar, festivali u anulua për shkak të pandemisë, transmeton Koha.net.
Ai u bë i mundur për shkak të shkallës së ulët të infektimeve në Shqipëri. Ministria e Jashtme bëri të ditur se nuk ka asnjë kufizim për ata që duan të shkojnë në Shqipëri.
Shqipëria ka disa plazhe dhe viteve të fundit turizmi është shndërruar në pikë kyçe për ekonominë e vendit.
Shqiptarët fqinjë të Kosovës mbeten burimi kryesor i turizmit deri tash, shpesh të ndjekur nga polakët e çekët, serbët dhe bjellorusët.
{gallery}