Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shqipëria e udhëtimeve alternative

Me peizazhet spektakolare larg bregdetit dhe mikpritjet miqësore nëpër ferma, Shqipëria po riformulohet si destinacion i udhëtimeve alternative. Shteti i vogël ballkanik, dikur i mbyllur hermetikisht nga bota e jashtme, ka shënuar rritje të numrit të popullsisë për shkak të reputacionit gjithnjë e më madh si vend trendi dhe ekzotik

Shqipëria, njëri prej destinacioneve që ka shënuar rritjen më të shpejtë të turizmit në Evropë, do të fokusohet në turizmin alternativ dhe jo masiv, një lëvizje që zyrtarët qeveritarë shpresojnë se do ta ndihmojë për t’u veçuar nga konkurrentët tjerë. Shteti i vogël ballkanik, dikur i mbyllur hermetikisht nga bota e jashtme, ka shënuar rritje të numrit të popullsisë për shkak të reputacionit gjithnjë e më madh si vend trendi dhe ekzotik. Vitin e kaluar ai tërhoqi 7.5 milionë vizitorë, më shumë se dyfishi i popullsisë së tij dhe ka një rekord prej 6.4 milionë vizitorësh në vitin 2019.

“Është vend krejt tjetër krahasuar me 10 vjet më parë”, thotë ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. “Gjërat po ndryshojnë shumë shpejt… Shqipëria e vitit 2023 është plot energji pozitive.”

Rimëkëmbja e këtyre udhëtimeve pritet të intensifikohet falë kërkesës pas-pandemike dhe tërheqjes së një destinacioni me distanca të shkurtra që ofron vlerë shuma të mëdha në raport me çmimet.

Image
Destinacion për alpinistët (Foto: imageBROKER/Alamy)

Por Kumbaro, një figurë akademike para se të kyçej në politikë, thotë se ardhjet e shumta nuk do të jenë pjesë e strategjisë turistike të parashikuar. Në vend të kësaj, po zhvillohen plane për të zgjeruar një sektor që shihet si thelbësor për rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Duke u larguar nga modeli tradicional i turizmit të detit, i cili ofrohet edhe nga fqinjët e saj mesdhetarë, zyrtarët duan të riemërojnë Shqipërinë si një destinacion “cilësi” e nivelit të lartë, duke ofruar edhe ushqime për tregje të reja. “Ne bëmë disa gabime në vitet 1990”, tha ajo për “The Guardian”, duke iu referuar tranzicionit të trazuar nga diktatura staliniste në demokraci. “Nuk mund të mësosh pa bërë gabime: ato janë pjesë e procesit”.

Edhe Afro 6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik Arbëri 11 muaj më parë Afro 6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Ajo tregon për “hotelet dhe ndërtesat e shëmtuara” që u ngritën pas periudhës së komunizmit, me një zhvillim të parregullt të resorteve përgjatë rivierës shqiptare, siç është për shembull Saranda, qyteti bregdetar përballë Korfuzit.

“Në rolin e ministres së Turizmit dhe Mjedisit mund të them se ka një lloj kontrolli dhe ekuilibri”, ka thënë ajo. “Jam krenare që kemi 7.5 milionë turistë, dhe, të jem e sinqertë, nuk po kërkoj më shumë. Unë po kërkoj cilësi, që njerëzit të qëndrojnë më shumë se mesatarja tre deri në katër net dhe të vijnë gjatë gjithë vitit. Plazhet nuk janë unike. Ajo që është unike )për vendin) janë pjesët e virgjëra, të paprekura, të pazbuluara”.

Si e tillë, është shprehur ajo, nuk do të promovohen pushimet në plazh, por agroturizmi dhe ekoturizmi – të dyja të përhapura në mënyrë më të barabartë dhe duke u mbështetur në peizazhin e larmishëm spektakolar të maleve, pyjeve dhe bregdetit të Shqipërisë.

“Ajo që duam është turizmi miqësor, i përgjegjshëm dhe i qëndrueshëm ndaj mjedisit. Ne nuk duam që turizmi të përqendrohet vetëm në zona të caktuara, por të fokusohet në trashëgiminë kulturore, gastronomi, ecje, ngjitje në natyrë… ka kaq shumë ferma të vogla ku njerëzit mund të shkojnë dhe t’i shijojnë të gjitha këto.”

Brendësia e Shqipërisë dhe regjioni i Alpeve Veriore, shtëpi e Bjeshkëve të Nemuna, ofron një potencial të pakrahasueshëm për agroturizëm dhe ekoturizëm. Agjencitë ndërkombëtare të zhvillimit kanë synuar rritjen e turizmit me anë të promovimit të atij lloji të turizmit i cili është i aftë për të pasuruar zonat që mbeten ndër më të varfrat në Evropë.

Image
Pranvera të nxehta në kanionin e Langaricës, pranë lumit Vjosa (Foto: agefotostock/Alamy)

Javën e kaluar vëmendja u kthye të 273 kilometrat e lumit Vjosa, shpesh i cituar si “Lumi i fundit i paprekur i Evropës” pas zotimit të kryeministrit Edi Rama, për ta kthyer atë së bashku me pellgjet dhe degët e tij në një park të ri nacional – i pari i llojit të tillë në Evropë – si një lëvizje për ta rritur turizmin. Kumbaro theksoi nevojën për t’i rigjallëruar fshatrat si shkak i turizmit rural teksa deklaroi se ajo të aplikojë për ta bërë të gjithë Vjosën pjesë të “Rezervave biosferike të UNESCO-s”.

Shtëpia e më shumë se 1000 llojeve të kafshëve dhe bimëve, Vjosa, e cila përshkon vendin e paprekur dhe pa pengesa nga burimi i saj në Greqi, është emblematikë e parajsës mjedisore që Shqipëria u lejua ta ketë jo pak falë paranojave të Enver Hoxhës, diktatorit që sundoi Shqipërinë – tokën e shqiponjave – për mbi 40 vjet.

Kanë kaluar gati tri dekada prej kur Shqipëria doli nga sundimi stalinist. Asnjë anëtarë tjetër i ish-bllokut komunist të Evropës Lindore, nuk pësoi një shtypje apo izolim të tillë.

Edhe 300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje Arbëri 1 j. më parë 300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje

Tani 56 vjeçe, Kumbaro ka jetuar për një kohë të gjatë nën regjimin që ajo e kujton mirë. Turizmi, në atë kohë, lejohej vetëm për marksist-leninistët e deklaruar dhe kontrollohej rreptësisht nga “Albturisti”, agjencia shtetërore turistike e cila pas vdekjes së Hoxhës më 1985 ishte e ngarkuar në zhvillimin e sektorit.

“Vetëm nja 200 njerëz nga turnet të organizuara mirë me autobus, bënin vizita për çdo vit ”, kujton ajo. “Ata i përkisnin ‘shoqatave të miqësisë’ komuniste. Por edhe atëherë, ‘Albturisti’ kontrollohej nga policia sekrete e Sigurimit”.

Fotoaparatet ishin të ndaluar, së bashku me minifundet dhe mjekrat – burrat që hynin në Shqipëri ishin të detyruar të rruanin mjekrën në kufi dhe të prisnin flokët e gjata.

Më vonë, teksa shteti nisi të hapej, udhëtimet me autobus nisnin nga Athina – gjë e cila më së shpeshti u shërbente grekëve dhe të afërmve të tyre që jetonin në jug.

Udhëtimet më së largu shkonin deri në kryeqytet, Tiranë ku vizitorët qëndronin nëpër hotele të mjerueshme, të kohës sovjetike me stafin i cili, teksa priste për mysafirë, linte shënime të dëshpëruara nën pjata.

Udhëtimi për në pjesët më veriore nëpër malësitë e varfra ishte jashtë teme. Një vend përqendrimi për të burgosurit politikë, numri i të cilëve u rrit teksa Shqipëria u nda gradualisht nga vendet e tjera komuniste, ishte vendi i kampeve famëkeqe të punës së rëndë. “Gjithçka ishte e ndaluar, madje edhe feja”, thotë Kumbaro, duke kujtuar se gjyshja e saj ishte “shumë e frikësuar” të fliste hapur për besimin e saj.

“Për mua, turizmi ka të bëjë me emancipimin. U hap dyert të tjerëve dhe është një gjë e mrekullueshme.”

Edhe Rritet numri i vizitorëve të huaj në hotele, më së shumti nga Shqipëria Arbëri 2 j. më parë Rritet numri i vizitorëve të huaj në hotele, më së shumti nga Shqipëria

Marrë nga “The Guardian”. Përktheu: Mirjetë Sadiku