Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Më mungon shkolla” si paralajmërim për “MuralFest” në Ferizaj

“Më mungon shkolla” është mesazhi që përcjell murali më i ri në Ferizaj.

Ende pa u finalizuar nënkalimi në qendër të këtij qyteti, atij i është shtuar edhe ky punim artistik.

Drejtoresha e festivalit, Lebibe Topalli e ka përfunduar së bashku me kolegët Pranvera Sylejmani e Drilonë Murseli.

Ky punim shpërfaq gjendjen fëmijëve të mbyllur në kohë të pandemisë, raporton KOHA.

Murali vjen si paralajmërim për edicionin e pestë të “MuralFest”, të cilin organizatorët synojnë ta mbajnë në shtator. Edicioni i sivjetmë, që do të bazohet mbi temën “Ndryshimi”, synon të mbledhë artistë vendorë.

Edhe Murali për pandeminë në Ferizaj zë vend në mediumin prestigjioz britanik Kulturë Murali për pandeminë në Ferizaj zë vend në mediumin prestigjioz britanik

Ky mural do të inaugurohet më 1 qershor për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Për pesë edicione, festivali “MuralFest” me artistë vendorë e ndërkombëtarë ka sjellë murale me tema të ndryshme në qytetin e Ferizajt.