Mural Fest Kosova, ka shprehur shqetësim për mbulimin me një reklamë, të muralit të parë në Ferizaj, Kamarieri, që është i vendosur në Hotel Lubetenin.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në Facebook, kjo organizatë ka kërkuar që muralet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që të mos lejohet dhe të parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi dhe keqpërdorimi i tyre.
“Murali i parë, Kamarieri, i vendosur në Hotel Lybetenin është pjesë thelbësore e identitetit të Ferizajt! Mural Fest Kosova shprehë shqetësim të thellë kur sheh se si përgjatë viteve është mbuluar murali vazhdimisht për shkaqe komerciale, gjë që edhe e shëmton dhe zbehë rëndësinë e tij. Ndonëse struktura dhe pamja e qytetit të Ferizajt ka pësuar ndryshime të mëdha vitet e fundit, pikat referencë të qytetit që lidhen me identitetin e Ferizajt duhet të mbrohen nga institucionet kompetente në mënyrë që mos të lejohet dhe parandalohet tjetërsimi, shkatërrimi apo keqpërdorimi i tyre”, thuhet në reagim.
Mural Fest Kosova kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet relevante për largimin e reklamës nga ky mural.
-
Hiqet reklama nga murali në Ferizaj
-
Qyteti i muraleve pa kryemuralin e tij
-
Kërkohet paraburgim për menaxherin e një moteli në Ferizaj, për mundësim të prostitucionit
-
“Muralfesti” vulos Ferizajn si qytet i muraleve që godasin me ngjyra
-
“MuralFesti” vulos Ferizajn si qytet i muraleve që godasin me ngjyra, sonte në emisionin “Express”