Në një dyqan kukullash në Pragë në këndin e një dhome të pasme skulptorët ishin të zënë me punë, duke krijuar jetë nga druri.
Pasi ia pikturuan sytë, u shfaq një figurë. Nuk ishte shumë kohë para se pronari i dyqanit të shikonte se sa realiste mund të shfaqej kukulla. “Qëndrova pranë këtyre dyerve, duke shikuar dhe duke pyetur nëse skulptorët e dinin historinë që mbanin në duart e tyre. Sepse falë kukullës së përulur kombi çek - dhe gjuha e tij - u shpëtua pa dashje”, shkruan Jacklyn Janeksela në BBC, transmeton “Koha Ditore”.
Në shekullin XVII kur Mbretëria e Bohemisë ishte nën sundimin e Habsburgëve, gjuha çeke pothuajse u zhduk. Kur protestantët humbën betejën kundër forcave katolike në Bilá Hora (Mali i Bardhë), që ndodhet në Republikën e sotme Çeke, situata la hapësirë për një sundim austriak që do të përshkallëzonte ndarjet e thella politike dhe fetare në rajon. “Humbja do ta ndante Evropën më tej, dhe nxiti Luftën Tridhjetëvjeçare, ku protestantët çekë u dominuan nga katolikët. Por në rrezik ishte diçka më shumë se pushteti: identiteti dhe gjuha e popullit”, shkruan ajo.
Sipas saj, kur gjykata protestante u largua nga Praga në fillim të viteve 1600, qyteti ra për pothuajse dy shekuj. Sundimtari i ri, Ferdinandi II, nuk toleroi jokatolikët, duke i parë protestantët si një kërcënim për besimin e tij. Banorët e Çekisë, kryesisht fshatarë dhe njerëz të klasës punëtore, u detyruan të flasin gjuhën gjermane të pushtuesve të tyre.
Menjëherë pas kësaj, intelektualët, të cilët kishin rezistuar fillimisht në gjuhën gjermane, ndoqën shembullin tjetër. Edhe aktorët çekë filluan të performojnë në gjermanisht si një gjuhë zyrtare. “Gjuha çeke u bë një dialekt i thjeshtë, dhe do të kishte rënë në harresë, po të mos kishte qenë për disa copa të parëndësishme të drurit”, shkruan Janeksela.
Ajo jep të dhëna se akti i krijimit të kukullave ka qenë prej kohësh një formë proteste për popullin çek. Krijuesit e skulpturave prej druri të shekullit XVII, të cilët ishin më të aftë të skulpturonin në vendet e barokut për kishat sesa figurat njerëzore, filluan të bënin kukulla për aktorët e Bohemisë shpejt pasi Ferdinandi II erdhi në pushtet”, shkruan ajo. “Kukullat ishin të vetmet entitete të mbetura që kishin të drejtën të flisnin gjuhën çeke në vende publike”.
Ndërkohë që pjesa tjetër e vendit dhe popullit të saj i përkisnin gjuhës gjermane të sapozgjedhur, e aktorët e përhumbur dhe mjeshtrit e kukullave folën me kukulla në gjuhën e tyre, sllave.
Kjo shkrimtare e skulptore shkruan se mund të duket e pamundur që disa qindra kukulla mund të ruajnë një gjuhë, veçanërisht nëpërmjet një rruge shtegtimi, por trashëgimia e fundit e mbetur e popullit sa i përket të kaluarës së tyre ishte e lidhur me kukullat.
“Është e lehtë të kuptohet pse këto marioneta kanë gjetur një shtëpi në zemrat çeke dhe pse magjia e kukullave vazhdon të depërtojë në qytet”, shkruan ajo tek lë një porosi.
“Ecni rreth Pragës dhe nuk do t’iu duhet shumë kohë derisa të shihni një dyqan kukullash, ose së paku një treg me kukulla që varen nga tavanet apo kornizat e dritareve. Shumica e kukullave janë të punuara nga druri. Ato në dritaret e dyqaneve duke shikuar jashtë sikur kërkojnë nga vizitorët për t'i çuar në shtëpi dhe për t'i sjellë në jetë. Ende të gdhendura në format tradicionale të mbretërve, mbretëreshave, shtrigave, fshatarëve dhe kafshëve, duket se nuk ka ndryshuar shumë, përveç faktit se ato tani janë kryesisht për fëmijët dhe shërbejnë për dekorim në vend të protestave”, shkruan Janeksela.
Jo shumë larg kuartit hebre, në zemër të Staré Mõsto, Teatri Kombëtar i Marionetave është një vend që tërheq vendasit dhe të huajt për shfaqjet e kukullave të gjalla.
“Ndërsa dëgjova shfaqjen e kukullës Don Giovanni nga një dritare e hapur dhe dëgjoja intonacionin e fortë të fjalëve çeke, pyesja se sa ndryshe do të tingëllonte në gjermanisht nëse artistët dhe artizanët nuk i kishin rivendosur fjalët çeke në shfaqje kukullash”, shkruan ajo.