Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Prifti çek i bën copë-copë kungujt që fëmijët i gdhendën për Halloween

Një prift çek u ka kërkuar falje fëmijëve vendas pasi ka shkelur me këmbë kungujt e Halloweenit pranë kishës së tij.

Prifti Jaromir Smejkal shkatërroi kungujt e gdhendur në dy ditë radhazi në një park në Kurdejov.

Ai ka kërkuar falje për vandalizmin në një letër të hapur drejtuar kryetarit të komunës dhe të publikuar në faqen e fshatit në Facebook.

Ai tha se do të kishte vepruar ndryshe nëse do ta dinte se ishin gdhendur nga fëmijët, shkroi BBC.

“Duke u larguar nga famullia të dielën në mbrëmje, pashë simbole të shumta të festës satanike të ‘Halloweenit’ të vendosura përpara territoreve tona të shenjta”, shkroi ai.

Ai ka arsyetuar se simbole të tilla duhet të hiqen dhe se ka mbrojtur besimtarët.

Edhe Huliganët çekë provokojnë rëndë Shqipërinë Futboll Huliganët çekë provokojnë rëndë Shqipërinë

Thuhet se disa fëmijë u përlotën kur u thanë se krijimet e tyre ishin shkatërruar. Kunguj të rinj u lanë në park, por u gjetën të shpërndara dhe të shkelura të nesërmen.

Republika Çeke konsiderohet të jetë një nga vendet më pak fetare në botë. Megjithatë, disa festa tradicionale fetare mbeten të njohura dhe shënohen si nga besimtarët ashtu edhe nga ateistët.