Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Sa kunguj i shihni në këtë fotografi?

Në këtë fotografi, e ndërlidhur me “Natën e Shtrigave”, fshihen 10 kunguj. Këtë enigmë e bëjnë më të vështirë për t’u zgjidhur personazhet e filmave të frikshëm.

Nëse nuk i keni gjetur kungujt, në fund të këtij teksti gjendet zgjidhja.

Por çka është Halloweeni?

Emri i Halloween është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për një transformim radikal.

Tradicionalisht i njohur si Mbrëmja e të Gjithë Mbrëmjeve, Halloween festohet më 31 tetor. Është gjithmonë në vigjilje të festivalit të krishterë Dita e Gjithë Shenjtorëve më 1 nëntor.

31 tetori kur festohet Halloweeni shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli.

Image