Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Materiale” thur pamjet e hapësirave publike

Materiale dhe forma që sjellin ndërmend imazhe të para diku, por mbase të harruara, janë pjesë e ekspozitës “Materiale” të artistes kroate Hana Miletiq, që përveç shpërfilljes ndaj tyre nëpër hapësirat publike, shpërfaqin edhe veçantitë si forma arti. Për më tepër, thurin fuqinë e artit për të shndërruar në vepra ato që në shikim të parë mund të duken krejt të zakonshme, shkruan sot Koha Ditore.

Veprat unike që vijnë si përzierje e punëdoreve, asaj me makineri të tekstilit dhe ngjyrosjes me ngjyra të përfituara në mënyrë natyrale, Miletiq i solli për publikun kosovar në ekspozitën “Materiale”, që u hap të enjten mbrëma në galerinë “LambdaLambdaLambda” në Prishtinë, ku do qëndrojë deri më 4 maj.

“Materiale” shënon edhe vizitën e parë të artistes Miletiq në Kosovë, ku ka thënë të ketë gjetur ngjashmëri kulturore me Kroacinë dhe përveç ngrohtësisë së njerëzve i ka pëlqyer fakti se njerëzit i erdhën në mënyrë grupore në ekspozitë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)