Prishtinë, 21 janar- Në minutën e fundit, sopranoja kosovare, u ftua ta interpretojë rolin kryesor të operës së njohur “Lucia di Lammermoor” në teatrin e qytetit italian Piza, që e riktheu këtë vepër në repertor pas tetëmbëdhjetë vjetësh mungesë.
Me rolin kryesor të operës së famshme të Gaetano Donnizzetit, Marigona Qerkezi debutoi në skenën e “Teatro Verdi” të premten mbrëma. E shfaqjen e dytë në këtë teatër, e pati të dielën. “Lucia di Lammermoor” në produksionin e teatrit të njohur italian, u dirigjua nga Michael Güttler, derisa regjisor i operës është Stefano Vizioli, të dy këta emra të njohur të skenës operistike botërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Teatro Verdi” është hapësira kryesore teatrore në qytetin Piza.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")