Maksut Vezgishi, i lindur dhe rritur në qytetin e Prizrenit, nga viti 1998 jeton në Bruksel.
Përfundoi studimet për arkitekturë në Universitetin e Prishtinës. Është artist shumëdimensional. Piktor, arkitekt, dizajner grafik, etj.
Ai për emisionin “Jeta” të KTV-së kujton vitin 1990 i cili do të krijonte dramën e tij të parë në Teatrin e Qytetit të Prizrenit i cili në atë kohë ekzistonte dhe ishte shumë aktiv, ndërsa sot, fatkeqësisht, nuk ekziston.
Vezgishi foli edhe për punët e tij ndër vite, ekspozitën e parë individuale e deri tek ajo e fundit me titullin “Pavilion K”, e cila ishte për një muaj e hapur për dashamirët e artit në shtator të këtij viti në Galerinë Kombëtare të Kosovës.