Në ekspozitën personale të Maksut Vezgishit, “Pavilion K” që është hapur të enjten mbrëma në Galerinë Kombëtare të Kosovës sfungjerët kanë të paktën dy kuptime. Atë të pamjes së odave të shqiptarëve, por edhe të objekteve që janë në ngritje e sipër. Vezgishi, arkitekt me profesion, por edhe hulumtues i hershëm në art, jo vetëm që përshkruan gjendjen arkitekturore në vend, por edhe ironizon fort me të. Dy plisa janë të ngjitur me njëri-tjetrin. Duket sikur Vezgishi ka dashur të thotë se gati të gjithë mendojnë njëjtë sa i përket arkitekturës, apo edhe se nuk kanë nga ikin shkaku i afërsisë së ndërtesave. Gjetjet e tij artistike bëjnë që vizitorët të mendohen goxha shumë përballë tyre.
Qysh në hapje të ekspozitës, drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani, ka thënë se sikurse edhe ekspozitat e tjera në programin e institucionit, veçanërisht ajo e Vezgishit përfaqëson atë drejtim të cilin Galeria e ka marrë gjatë navigimit në rrjedhat e artit bashkëkohor me tendencë që të ketë sa më shumë ekspozita interdiciplinare dhe multimediale që ndërthurin fushat e ndryshme të artit në një entitet. “Maksut Vezgishi e mishëron këtë natyrë interdiciplinare në personin dhe artin e tij. Definitivisht arkitekt para së gjithash, por edhe redaktor artistik revistash me dizajn avangardë...”, ka thënë Agani.
Kuratorja e ekspozitës, Matilda Odobashi, ka thënë se interpretimet për ekspozitë mund të jenë të shumta, ashtu sikurse edhe titulli që ka zgjedhur artisti (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
{gallery}
-
Thesari i artit të Kosovës si dialog kohësh e ringjalljeje bashkë me Galerinë
-
Kosova në kërkim të përfaqësuesit në Bienalen e Arkitekturës në Venecie që thërret për veprim
-
Kosova me “Dhëmbë të fortë” mposht frikën në Bienalen e trazuar të Venecias
-
“Dhëmbë të fortë” shtrëngon pritjen përtej luftës dhe realitetit të Kosovës
-
Galeria me dhjetë ekspozita në vitin e rikthimit në objektin e rinovuar