Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Lopa e Machiatos”, kronika e dekadave dramatike

Anahita është perëndeshë perse e shiut, dashurisë dhe mbarësisë. Pasi ta keni lexuar librin e Veton Surroit , me dëshirën që ta rilexoni përsëri dhe përsëri, do të ndieni një zbrazësi të paanë, meqë libri padiktueshëm u ka vjedhur historinë e jetës, për të cilën keni menduar se është ekskluzivisht e juaja.

Është futur thellë ndër dej duke frymuar me gjakun e identitetit tuaj dhe duke shpaluar ndërdijen tuaj, u ka shfaqur në mënyrë frapante gjithë antagonizmat, fshehtësitë, të vërtetat e frikshme, ato që nuk keni pasur guxim t’ia thoni as vetes suaj. Dhe pikërisht në këtë pikë, duke lexuar një libër, pa vetëdije jeni bërë pjesë e ngjarjeve të guximshme që kur thuhen e bëhen, ndonjëherë edhe paguhen me kokë /që nga Jezu Krishti, Galile Galileu, Muhamet Isai apo Osip Madelshtam/.

Duke u ndierë të zhveshur nga fshehtësitë të cilat i kemi pasur të sentimentuara në ndërdije me shpresë se do të jenë atje përgjithmonë në deponinë e harresës, tani të nxjerra në realitet me alkiminë e fjalës së z. Surroi, do të ndodhemi lakuriq, pa rrobat që na i kanë veshur si shenjë mëshire apo uniformë të dallueshme të përkatësive politike, etnike, religjioze. Do të ndihemi si të rilindur përsëri, të gjetur në një botë ku ‘gjërat nuk kanë emër dhe për t’i veçuar, ato duhet të tregohet me gisht’, siç do të thoshte Gabriel Garcia Marquez, shkruan sot Agim Sopi në Koha Ditore.

Do të gjendeni padiktueshëm nën perde shiu, do shpërlaheni nga të gjitha pisllëqet e botës. Të pastër dhe infantil, pastaj do të ndieni uri për dashuri. Do të ndieni nevojë për tjetrin, për atë që gjendet krah jush dhe për atë që do të vijë pas jush. Dhe pikërisht kur do të keni privilegjin të jeni pjesë e mbretërisë së Anahitas, do të përballeni me realitetin e errët për të cilin fatkeqësisht, me indolencën tonë, secili prej nesh, kemi kontribuar për ta krijuar si të tillë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)