“The Macchiato Cow” (Lopa e macchiatos) është një histori personale, e shkruar me ironi dhe humor dhe në mënyrë që të ngjallë kureshtje, dhe që trajton konceptet e identitetit e shtetësisë nëpërmjet historisë së familjes së Surroit - dhe pasaportës së tij. Por gjithashtu është një argument historik, filozofik dhe thellësisht politik për një qasje krejtësisht të re për një marrëveshje përfundimtare të paqes me Serbinë. Për Surroin, kjo do të thotë që të adresojë me guxim padrejtësitë e luftës – të zhdukurit, dhe qytetarë civilë të vrarë – si dhe në të njëjtën kohë duke rrënjosur paqen me bashkëpunim ekonomik dhe të sigurisë në forma të ndryshe inovative – dhe të diskutueshme, shkruan sot Koha Ditore.
Në një seri tregimesh, që janë shpesh komike, rreth pasaportave, Surroi shpalos në mënyrë të ndjeshme, sidomos për lexuesit e huaj, marrëdhëniet e dashuri-urrejtje të shqiptarëve të Kosovës midis qytetarit dhe shtetit. Gjyshi i tij, Xhemal Kabashi, “ra në gjumë si qytetar i Perandorisë Osmane dhe gdhiu si qytetar i një shteti që e regjistroi me dhunë.” Dhe ne ndjekim tri gjeneratat që jetojnë në të njëjtin qytet, Prizren, por përjetojmë një kaleidoskop të përkatësisë qytetare dhe në shtete të shumëfishta – dhe ngushtimin e lirisë së lëvizjes së tyre.
Surroi rrëfen se si për gjyshin e tij Xhemal nuk kishte nevojë për pasaportë për të udhëtuar nëpër Perandorinë Osmane, ndërsa për nipin e tij, autori, brenda natës në vitin 1992, Shkupi u bë “jashtë vendit”, i arritshëm vetëm me një pasaportë. Përjashtimi i vetëm me këtë rast ndodh gjatë dëbimit të shqiptarëve nga Kosova me 1999 nga forcat serbe, kur papritmas pasaportat s’kishin më rëndësi – vetëm duke qenë shqiptarë ishte e mjaftueshme ta kalosh kufirin./Alex Channer
[Më gjerësisht mund të lexoni në gazetën Koha Ditore]

-
Surroi: Uzurpimi i pavarësisë
-
Diplomatët ndërkombëtarë, “Lopën e Machiatos” në anglisht e quajnë nevojë për të kuptuar realitetin
- Lopa që shitet në Ikea
-
“Lopa e macchiatos” e Surroit, me mbi 600 kopje të shitura në ditën e parë të Panairit
-
Surroi: Thaçi nuk ka kredibilitet për të udhëhequr negociatat me Serbinë