Janë mësuar edhe dhjetë finalistët e fundit të garës evropiane të këngës "Eurovision". Nga gjysmëfinalja e dytë kalimin në finale e siguruan Lituania, Izraeli, Armenia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Letonia, Malta dhe Greqia.
Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”
Janë mësuar edhe dhjetë finalistët e fundit të garës evropiane të këngës “Eurovision”.
Nga gjysmëfinalja e dytë kalimin në finale e siguruan Lituania, Izraeli, Armenia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Letonia, Malta dhe Greqia.
Të martën në finale u kualifikuan, Shqipëria, Norvegjia, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina. Në finale janë edhe pesëshja finaliste e përhershme, Britania e Madhe, Spanja, Gjermania, Franca dhe Italia. Po ashtu edhe Zvicra si nikoqire.
Finalja mbahet të shtunën.
Shqipërinë në “Eurovision 2025” po e përfaqëson Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.

Përfundohet performanca, hapet votimi për dhjetë finalistët e fundit
Kanë përfunduar performancën shtetet pjesëmarrëse në natën e dytë gjysmëfinale të garës evropiane të këngës “Eurovision” që po mbahet në Bazel të Zvicrës.
Erika Vikman e Finlandës ishte e fundit që performoi të enjten.
Pas përfundimit u hap votimi, ndërsa dhjetë shtete do të sigurojnë kalimin në finale.
Shqipëria me Shkodrën Elektronike, e këngën “Zjerm”, siguroi finalen të martën.
Nata finale do të mbahet të shtunën.
Letonia, performuesja e parë në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovisionit”
Ka nisur nata e dytë gjysmëfinale e “Eurovisionit 2025”.
E para po performon Letonia.
Kënga e titulluar “Bur man laimi” interpretohet nga Asnate Rancāne, Aurēlija Rancāne, Elvis Lintiņš, Gabriēla Zvaigznīte dhe Laura Līcīte.