Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bullgaria e fiton “Eurovisionin”, Shqipëria e 13-a

1 muaj më parë / 17 maj 2026 00:59
Bullgaria

Bullgaria është shpallur fituese e “Eurovisionit” për vitin 2026 me këngën “Bangaranga” të këngëtares Dara. 

Fitorja e Bullgarisë ishte e papritur. Është hera e parë që ky shtet triumfon në garën evropiane të këngës. 

Bullgaria fitoi si me vota të jurisë, ashtu edhe të publikut. Pati plot 512 pikë.

Pas tyre u rendit Izraeli me 343 pikë e Rumania me 296. 

Shqipëria që u përfaqësua nga Alis me këngën "Nan" e përfundoi garën e 13-ta.

Shqipëria merr 85 pikë nga publiku

1 muaj më parë / 17 maj 2026 00:50
Shqipëria

Shqipëria ka marrë 85 pikë nga votat e publikut.

Në total ka 145 pikë.

Shqipëria merr 60 pikë nga juritë

1 muaj më parë / 17 maj 2026 00:41
Shqipëria

“Nân” e Alis ka marrë 60 pikë nga juritë profesionale të 34 shteteve në finalen e “Eurovisionit”.

Juria e Portugalisë ishte e vetmja që ia dha 12 pikë Shqipërisë.

Aktualisht, Bullgaria është në vendin e parë.

Fituesi tani do të vendoset nga votat e publikut.

Shqipëria ia jep 12 pikë Italisë

1 muaj më parë / 17 maj 2026 00:22
Shqipëria

Juria e Shqipërisë ia ka dhënë 12 pikë Italisë – pikë me të cilat e mori lidershipin.

10 pikë shkuan për Norvegjinë, tetë për Izraelin, shtatë për Çekinë.

Pikë morën Malta, Danimarka, Franca, Bullgaria, Greqia e Australia.  

Juria e Portugalisë e vlerëson me 12 pikë Shqipërinë

1 muaj më parë / 17 maj 2026 00:20
Shqipëria

Juria e Portugalisë ia ka dhënë 12 pikë Shqipërisë.

Aktualisht, Shqipëria ka 33 pikë. Liderja Bullgaria ka 75.

Shqipëria merr pikët e para

1 muaj më parë / 17 maj 2026 00:09
Alis

Shqipëria ka marrë pikët e para në finalen e “Eurovisionit”.

Është Malta që ia ka dhënë gjashtë pikë Shqipërisë. Gjashtë i mori edhe nga Azerbajxhani. Në total i ka 12 pikë. 

Çka ndodh tash pasi përfunduan performancat në finalen e “Eurovisionit”?

1 muaj më parë / 16 maj 2026 23:28
Eurovision

Pas interpretimit të të 25 shteteve finaliste në “Eurovision”, vëmendja tash zhvendoset te momenti më dramatik i mbrëmjes – votimi dhe shpallja e fituesit.

Pas një pauze të shkurtër dhe komunikimeve të prezantuesve nga prapaskena, nis zbulimi i pikëve të jurive profesionale nga secili shtet pjesëmarrës. Pikët prezantohen një nga një, ndërsa tabela e rezultateve ndryshon vazhdimisht.

Më pas vjen radha e votave të publikut, të cilat shpallen duke nisur nga fundi i renditjes dhe zakonisht sjellin përmbysje të mëdha në klasifikim.

Në fund të mbrëmjes, fituesi i “Eurovisionit” shpallet zyrtarisht, merr trofeun tradicional në formë mikrofoni dhe rikthehet në skenë për ta interpretuar edhe një herë këngën fituese.

Dy dizajnerë nga Kosova veshin prezantuesen e “Eurovisionit”

1 muaj më parë / 16 maj 2026 23:21
Victoria Swarovski me veshjet e Vadrin Sahitit (fotoja e parë dhe e tretë) dhe të Drenusha Xharrës (në mes)

Victoria Swarovski me veshjet e Vadrin Sahitit (fotoja e parë dhe e tretë) dhe të Drenusha Xharrës (në mes)

Ani pse Kosova nuk merr pjesë në garë, shenjat e saj në “Eurovision” i lë nëpërmjet dizajnerëve. Tri veshjet e prezantueses Victoria Swarovski për natën finale që po mbahet në Vjenë, janë dizajnuar nga dizajnerët Valdrin Sahiti dhe Drenusha Xharra. I pari, smerald-gjelbër është kreacion i Sahitit. 

“Në paraqitjen smerald-jeshile, Swarovski luan me glamurin e pastër skenik. Ajo vesh një fustan të ngushtë, me shkëlqim, në një nuancë të thellë të gjelbër, i cili nën reflektorë vezullon pothuajse si luspat e peshkut. Prerja ndjek linjat e trupit, ndërsa dekolteja e theksuar, rripat e hollë dhe detajet dekorative e vënë edhe më shumë në pah pjesën e sipërme”, kanë përshkruar mediat e huaja.

 

Fustani ngjyrë vjollcë – me të cilin prezantuesja u paraqit pak para përfundimit të performancës së Austrisë – mban firmën e Drenusha Xharrës. 

Me një tjetër kreacion të Valdrin Sahitit, prezantuesja e modelja austriake do të rikthehet deri në fund të mbrëmjes me fustanin ngjyrë argjendi i cilësuar si stil modern i “Old Hollywood”. Bëhet fjalë për një paraqitje që është e pamundur të mos vërehet në skenë. Fotot e fustaneve kanë dalë nga provat gjenerale.

Këtu mund të votoni për Shqipërinë në “Eurovision”

1 muaj më parë / 16 maj 2026 22:56
Alis

Shqiptarët në Kosovë mund ta mbështesin sonte Shqipërinë dhe Alis Kallaçin në finalen e “Eurovisionit” përmes votimit online në platformën zyrtare esc.vote.

Meqenëse Kosova nuk është shtet pjesëmarrës në “Eurovision”, publiku hyn në kategorinë “Rest of the World”, që do të thotë se votimi bëhet vetëm online dhe jo përmes SMS-ve apo telefonatave.

Votimi është hapur para nisjes së finales dhe rihapet sërish gjatë transmetimit live. Çdo person mund të votojë deri në 10 herë për këngën “Nân”, e cila mban numrin 05 në renditjen e performancave të mbrëmjes.

Votimi mbyllet 40 minuta pas këngës së fundit.

Kliko KËTU për të votuar

“Nân” jehon në finalen e “Eurovisionit”

1 muaj më parë / 16 maj 2026 21:39
Alis Kallaçi

Photo: Associated Press

Alis Kallaçi ka dhuruar një performancë mbresëlënëse në finalen e “Eurovisionit” 2026, duke interpretuar këngën “Nân” para miliona shikuesve në mbarë Evropën.

Përfaqësuesi i Shqipërisë u ngjit i pesti në skenën e arenës “Wiener Stadthalle” në Austri, ku solli një performancë emocionale dhe vokalisht të fuqishme, e cila u prit me duartrokitje të shumta nga publiku.

“Nân” është një krijim i vetë Alisit, ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar Desara Gjini. Për orkestrimin është përkujdesur Erjet Barbullushi.

VIDEO: