Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Libër, autoportret i autorit!

(Fabris Luchini, Comédie française. Ça a débuté comme ça...)

Më parë se për librin e tij, fort të lezetshëm “Komedi franceze, Kjo nisi (debutoi) kështu...”, Flammarion, Paris -2016, dyqind e pesëdhjetë faqet e të cilit, përkundër barrierave dhe vështirësive gjuhësore, (gjë që nënkupton se këtë libër e lexova në origjinal e jo të kthyer në shqip), dua (dhe di) të flas (shkruaj) më shumë mbi autorin e tij, pra, mbi Fabrice Luchini-in, që, siç shihet mirë, nga emri dhe mbiemri i tij, është me origjinë puro italiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është parisian i vërtetë ngase, në këtë qytet famëmadh, u lind para gjashtëdhjetë e gjashtë vjetësh, ose saktësisht, më 1951, shkruan sot në Koha Ditore, Bajram Sefaj.

Historia jetësore dhe profesionale e tij është tejet, e veçantë, specifike dhe shumë interesante, në të njëjtën kohë.

Kur ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, diku, në një nga rrugët e Parisit, kur janë shumë (si flokë të pakrehur të ishin), Fabrici djaloshar, ushtronte zejen (zanatin) e berberit... Një prej ditësh, në “dyqanin”, në institutin e zbukurimit, ashtu si, me prepotencë, parisianët i quajnë berberhanet, për burra e gra (pour les hommes et les fammes), kthen një klient i panjohur, por zotëri e xhentllemen, ashiqare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)