Bajram Sefaj u lind para 77-të vjetësh, në Novosellë, fshat afër Pejës. Shkollimin fillor, të mesëm dhe studimet universitare i mbaroi në vendlindje: në Novosellë, në Pejë dhe në Prishtinë.
Shkon në Zagreb, ku ndjek studimet pasuniversitare. Ato studime atje, nuk i mbaroi kurrë. Vaftë e liga me to! Rrugën drejt “Rilindjes”, që mezi priste lindjen e agimit të saj, ia preu “Vjesniku” i Zagrebit, gazeta më e madhe dhe më prestigjioze në gjithë hapësirën e Jugosllavisë, tashmë të vdekur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Të humbura e të harruara qofshin, thotë Sefaj, ato katër vjet të punës në këtë gazetë. Më shumë se lekët (e tërë kësaj bote, të jenë!) gazetarit midis valëve të rrëmbyeshme të këtij zanati (që Albert Camus, e konsideron si profesionin më të shenjtë (më të mirë) në botë, i duhet lexuesi.
Klienti (lexuesi) besnik që “prodhimet” (artikujt) e gazetarit të vet të preferuar i “konsumon” (lexon) me sabah, bashkë me kafen e mëngjesit... Sefaj, punën e vazhdoi në Televizionin e Prishtinës.
Deri në shkatërrimin (zhbërjen) e tij definitive. E aty e tutje s’e di as vetë, (exactement) nuk e di se ç’ndodhi me të, e aq më pak, me fatin e 1.300 punëtorëve të tjerë të këtij institucioni, që gjithmonë ishte therë në sytë e hasmit, qorr dysysh qoftë...! Pastaj vajti andej nga e çuan këmbët dhe instinkti. Ndaloi në Paris. Aty ndaloi, aty pushoi, aty romanin “Parisi kot”, shkroi...
Sefaj është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Parisi nuk është kot! “Parisi kot” është titulli i romanit tim. Ai njëmend është kot për mua, për ty e, e më pak, fare pak e të rralla përjashtime, është qytet kot, për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.